Flash News

E-TJERA

Laboratori i kokainës në Fier, Anila Hoxha: 4 të arresdtuarit ishin garantorët e ngarkesës

Laboratori i kokainës në Fier, Anila Hoxha: 4 të arresdtuarit

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me grupin e të arrestuarve pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Fier.

E ftuar në studion e TopNeës, Hoxha tha se plani për sjelljen e drogës ka nisur që nga janari, ndërsa të arrestuarit ishin garantorët që do ta çonin të sigurtë në destinacion                                                                                                         

 “SPAK ka disa përgjime, janë identifikuar veprimet e tua. Nisën veprimet për të hapur një kompani që do të merrej me importin e plehut kimik dhe të frutave ekzotikë. Muaj më vonë grupi mori formë të caktuar. Në muajin maj është nisur ngarkesa. Fillimisht në Pire, më pas në Malin e Zi. Katër të rinjtë e vënë në pranga në Tiranë, Klajdi Vrioni (Kodra), Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona ishin garantorët që do ta çonin të sigurtë në destinacion,”- tha Anila Hoxha.

Të fundit