Flash News

E-TJERA

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK identifikon 5 anëtarë të tjerë të grupit, 3 të arrestuar

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK identifikon 5 anëtarë

Tre persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, duke e çuar në 15 numrin e personave të identifikuar.

Ndaj shtetasve K. Gj., M. Gj. dhe A. Z., është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa K. (alias A.) M. dhe D. K. janë shpallur në kërkim.

SPAK heton një tjetër episod të trafikut ndërkombëtar të kokainës, shkon në 15 numri i personave të identifikuar, të akuzuar për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

“Më datë 5.3.2026, në zbatim të këtij vendimi, strukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur ekzekutimin e masës së sigurimit për shtetasit K. Gj., M. Gj. dhe A. Z., ndërsa shtetasit K. (alias A.) M. dhe D. K. janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tyre në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Më herët, më datë 13.1.2026, Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023 dhe regjistrimin e tyre si procedim penal nr. 141/1.1 të vitit 2026, duke vijuar hetimet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 283/2, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ky procedim penal lidhet me hetimet për trafikimin gjatë vitit 2022 të një sasie prej 485.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e importuar nga Kolumbia dhe e fshehur në një ngarkesë me “pleh organik artificial”, e cila është sekuestruar më datë 24.11.2022 në Frakull të Madhe, Fier.

Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: N. Gj., V. Ç., D. Ç., K. V. (alias K.), Z. Ç., E. F., R. M., J. M., B. M. dhe M. R., ndërsa vijon gjykimi ndaj një shtetasi kolumbian, S. R. R.”, thuhet në njoftim.

Të fundit