Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Laboratori i kokainës në Qerek, përpunimi i drogës bëhej në “pika strategjike” të vendit

Pasi ngarkesa e parë u nis nga Republika Dominikane më 11 Maj 2024 dhe mbërriti në Portin e Durrësit më datë 17 Korrik, më 21 Gusht kjo ngarkesë u transportua në objektin magazinë godina ish-Metabo Mullet.
Por më datë 23 Shtator 2024, nga informacionet që kemi marrë del se nga Porti Caucedo në Republikën Dominikane, është nisur një tjetër kontejner me një sasi prej 24 ton lëkurë gjedhësh me kripë, me vlerë blerje 20 mijë dollarë, me destinacion final Portin e Durrësit.
Ngarkesë e cila mbërriti në portin më të madh shqiptar më datë 8 Nëntor 2024.
Që fillimisht kishte kaluar të gjitha procedurat doganore në Portin e Goia Tauro, në Kalabri.
Por nga hetimet e kryera u krijua bindja e arsyeshme se në brendësi të kontejnerëve të ngarkuar me lëkurë lopësh gjendet e fshehur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e llojit kokainë.
Ngarkesë që edhe këtë herë u tradhtua nga kërkimet e grupit kriminal, të cilët menjëherë sapo kontejneri mbërriti në Shqipëri, nisën kërkimet për të gjetur ‘acid tartarik’.
Një lloj acidi organik i bardhë, që gjendet rëndom në shumë fruta.
Acidi mrekullibërës që në këtë rast do të shërbente në procesin e sintezës dhe do sillte përftimin e kokainës pasi të shkëputej nga lëkurët.
Përgjime ambientale dhe vëzhgime në terren që zbuluan njëkohësisht krahas bazave të ndryshme të shpërndara në Durrës dhe Tiranë, edhe Laboratorin e Kokainës të vendosur në fshatin Qerekë në Fushë-Krujë.
Baza të vendosura në Tiranë, në një nga zonat më chik të saj, atë të njohur si Kodra e Diellit. Aty ku banojnë politikanë dhe personazhe VIP të jetës së kryeqytetit.
Si edhe në Durrës, pranë portit…
Një tjetër bazë kjo me pozita të mira logjistike.
Laboratori i sofistikuar i kokainës i ngritur në fshatin Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin të vendosura në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare.
Kryesisht pranë aeroportit më të madh të vendit si dhe pranë portit të Durrësit, zona këto që vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, por që nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar qasje në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Por interesante në të gjithë këtë histori të trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike, ku të përfshirë dolën shtetas shqiptarë, është vetë tipologjia e këtij grupi kriminal.
I cili sipas gjetjeve të SPAK dhe partnerëve të tij në botë, në bashkëpunim edhe me Byronë Kombëtare të Hetimit, vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, që vepron ngushtësisht me organizata kriminale në Amerikën e Jugut.
Me qëllim trafikimin e kokainës në Shqipëri dhe më pas drejt Bashkimit Evropian.
Gjë që u pa jo vetëm në lidhjet që grupi siguroi në Amerikën Latine, por edhe te vetë prania e disa shtetasve nga Kolumbia dhe Venezuela, të njohur për specialitetin e tyre në procesin e ndarjes së kokainës, në këtë rast nga lëkura e kriposur e gjedhëve.
Ashtu siç në fakt kishte ndodhur edhe në raste të tjera të ngjashme, të kapjes së laboratorëve të drogës në Shqipëri.
Ku sërish protaganistë janë emisarë apo ekspertë të thirrur nga Amerika e Jugut për ekstraktimin e kokainës.
Siç ishte edhe prania në Shqipëri e Hiëlenn Ledezma Narvaez.
41 vjeçari nga Kolumbia, që bashkë me dy venezuelianët Joze Ramon Zacarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano, do të bënin të mundur ndarjen e kokainës nga lëkura e bagëtive.
Por që për çudinë e të gjithëve, Narvaez nuk është thjesht një kimist, por konsiderohet si kreu i një karteli kriminal që trafikoi 1 tonë kokainë nga Kolumbia drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dhe që sipas aktkakuzës ai rezulton se mbante kontakte me shqiptarin Klodian Zaimi i njohur me nofkën ‘El Gringo’ që pastronte paratë e organizatës.
Rezident në Kolumbi, i cili që nga nëntori I vitit 2023, ndodhet i arrestuar në këtë vend, gjatë një operacioni të koduar ‘Pacifico’, të ndërrmarrë mga autoritetet kolumbiane dhe DEA amerikane
Përfshirja e kolumbianit Ledezma dhe arrestimi i tij lidhur me laboratorin e Qerekës, që dëshmon qartë se pas sipërmarrjes kriminale mund të ketë të tjerë emra dhe jo vetëm ata që kanë përfunduar në pranga, teksa drekonin në një lokal në fshatin Vishnje, në periferi të Tiranës.
Kjo nisur edhe nga fakti se për trafikimin e kësaj sasive të madhe kokaine, kërkohet shumë investim.
Dhe pikërisht shuma e madhe e parave e financuar për krijimin e laboratorit në fshatin Qerekë, por edhe vetë struktura njerëzore e cila u përfshi në këtë histori, tregoi vetvetiu edhe për fuqinë e grupit.
Të cilët ndërkohë po synonin të futeshin në sferat e larta të organizimit dhe përdorimit të teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës
Një projeksion që nëse do të përfundonte me sukses, mund t’i siguronte këtij grupimi kriminal jo vetëm prestigj dhe besueshmëri te bosët e kokainës në Amerikën e Jugut, por edhe miliona euro fitime.
Një provë të cilën ata nuk e kaluan dot, duke përfunduar sot pas hekurave të qelisë.
Ndoshta sepse gjurmët që ata kishin lënë ishin më të mëdha se hapat që kishin hedhur deri më tani.
Gjatë sekuestrimit të laboratorit në fshatin Qerekë në Fushë-Krujë, u gjetën gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lënda narkotike.
Po kështu edhe sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.
Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal.
Çka tregon jo vetëm për përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.
Lajm, i cili mori edhe vëmendjen e Eurojust.
Që i kushtoi një artikull të plotë, operacionit të ndërrmarrë nga SPAK.
Ku ndër të tjera i dha një hapësirë të gjerë materialeve të gjetura në këtë laborator.
Si edhe qëllimeve të organizatës kriminale.
Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues si dhe shpërndarës.
Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine.
Kolumbianë dhe venezuelianë, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës.
‘Ekspertë’ që garantonin suksesin teknik të operacionit.
Aftësia e të cilëve për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si ‘lëkurat e bagëtive’ e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian./ Në Shënjestër
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38