
Flash News
Plagosja e djeshme në Durrës, 36-vjeçari ishte me dy të mitur në makinë kur u qëllua
AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie dhe pezullon nga detyra një tjetër
Alarmi për bombë në një hotel në Tiranë, çfarë zbuloi policia
Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
Laburistët duan të përdorin Shqipërinë si “paraburgim” për migrantët e padëshiruar
Plani i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe për të dëbuar azilkërkuesit e refuzuar drejt vendeve të Ballkanit, mes tyre edhe Shqipëria, ka marrë mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.
Muajin e kaluar, Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, zhvilloi bisedime me kreun e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ku u diskutua dërgimi i migrantëve në “qendra kthimi” në Shqipëri, Serbi, Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas planit, qeveria britanike do të bashkëpunojë me këto shtete për të pranuar migrantët që janë refuzuar për azil në Mbretërinë e Bashkuar dhe që kanë shteruar të gjitha rrugët ligjore të apelimit. Vendet pritëse do të përfitojnë mbështetje financiare nga Londra për akomodimin e tyre në qendra të posaçme paraburgimi.
Ky propozim është pjesë e strategjisë së liderit laburist Sër Keir Starmer për të frenuar fluksin e emigrantëve që mbërrijnë ilegalisht në Britani përmes Kanalit të La Manshit me varka të vogla – një çështje e cila vazhdon të krijojë përplasje politike dhe tensione shoqërore.
Vetë UNHCR ka propozuar tashmë standarde për mënyrën se si duhet të funksionojnë këto qendra, duke e cilësuar një sistem efektiv kthimesh si të domosdoshëm. Dokumenti i agjencisë thekson se qendrat duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare, ndërsa ka garantuar monitorim të vazhdueshëm për të mbikëqyrur procesin.
Burime qeveritare britanike e kanë përshëndetur këtë mbështetje si “vendimtare”, duke pasur parasysh që e njëjta agjenci e OKB-së kundërshtoi planin e mëparshëm të qeverisë konservatore për dërgimin e emigrantëve në Ruandë – një skemë që u shpall e paligjshme nga Gjykata e Lartë britanike.
“Kjo mund të jetë një pikë kthese, sepse do të na japë mbrojtje ligjore në rast sfidash në gjykatë dhe do të ndihmojë gjithashtu me mbështetjen politike nga radhët e vetë Laburistëve,” tha një burim për “The Times”.
Ndërkohë, Shqipëria aktualisht ka dy qendra paraburgimi të dedikuara për migrantët, të cilat ndodhen bosh, pasi një marrëveshje e mëparshme me Italinë për t’i përdorur si qendra për shqyrtimin e azilit nuk u realizua.
Ndryshe nga plani për Ruandën, i cili parashikonte dërgimin e migrantëve në atë vend afrikan përpara shqyrtimit të kërkesave për azil, Laburistët synojnë që në këto qendra të dërgohen vetëm personat që kanë marrë përgjigje përfundimtare refuzuese.
Pavarësisht debatit, mbështetja e Kombeve të Bashkuara për këtë nismë po shihet si një zhvillim që mund të ndryshojë rrënjësisht qasjen britanike ndaj krizës së emigracionit ilegal.
Të fundit


Zgjedhjet, Noka: Në Shqipëri më 11 maj u zhvillua një farsë
31 Maj 2025, 21:44


Jola Hysaj pas rezultatit në Durrës: Vota mund të jetë tjetërsuar
31 Maj 2025, 20:37


Dënohen me burg dy aktorët e njohur turq, Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu
31 Maj 2025, 19:35

Ndërtime pa siguri? Humb jetën punëtori boshnjak në Tiranë
31 Maj 2025, 18:59


Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
31 Maj 2025, 17:35
Studimi: Gjysma e botës përjetoi një muaj më shumë verë në vitin 2024
31 Maj 2025, 17:10









Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta
31 Maj 2025, 13:54


Helmimi i fëmijëve në Gramsh, prova e asgjësimit të kontrollit shtetëror!
31 Maj 2025, 12:59




I gjithë populli (patronazhist) polic
31 Maj 2025, 11:59
Dështon edhe seanca e 24-t, nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës
31 Maj 2025, 11:39



Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës
31 Maj 2025, 10:20

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë
31 Maj 2025, 09:41
Këmbimi valutor 31 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme
31 Maj 2025, 09:22
Sot tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
31 Maj 2025, 08:58
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
31 Maj 2025, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
31 Maj 2025, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
31 Maj 2025, 08:01
Musk shfaqet me sy të mavijosur në konferencën e lamtumirës në Zyrën Ovale
30 Maj 2025, 22:56


Alarmi për bombë në një hotel në Tiranë, çfarë zbuloi policia
30 Maj 2025, 22:05
Rrëzohet miti i ‘tetë orë gjumë’, ja çfarë duhet të keni parasysh
30 Maj 2025, 22:01

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
30 Maj 2025, 21:42



Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia
30 Maj 2025, 20:59
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
30 Maj 2025, 20:50
Alarm për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë!
30 Maj 2025, 20:25





Kurti takohet me anëtarët e stafit të Kongresit amerikan
30 Maj 2025, 18:59
Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës, çfarë dyshohet
30 Maj 2025, 18:44







11 maji/ “Treni bullgar” në Peqin, Celibashi i përgjigjet PD-së
30 Maj 2025, 16:39
Plagosi bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar
30 Maj 2025, 16:30
Zgjedhjet e 11 majit, Mediu: Sistemi zgjedhor ishte i papranueshëm
30 Maj 2025, 16:15
Aksident në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
30 Maj 2025, 16:01
Bëhuni gati për plazh, në fundjavë priten temperatura të larta
30 Maj 2025, 15:49





Topalli ironizon rezultatin në Fier: Shqipëria në 'klubin e autokratëve'
30 Maj 2025, 14:29
Bebe Rexha kryeson listën e Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit
30 Maj 2025, 14:14
Plagoset 40-vjeçari në një minierë kromi në Bulqizë
30 Maj 2025, 13:59
KAS shqyrton kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Dibër
30 Maj 2025, 13:48
Hapen aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2025
30 Maj 2025, 13:30



Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim/ Berisha: Nuk bllokojmë askënd
30 Maj 2025, 12:41
U akuzua nga Rusia se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia paralajmëron hetim
30 Maj 2025, 12:33

Zyrtare/ Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milan
30 Maj 2025, 12:18

Ish-shefi i CIA-s zbulon shtetin evropian që Putin do të sulmojë më pas
30 Maj 2025, 12:01
“Jemi diktaturë hibride”, Goxhaj: PS kapak i krimit dhe i pushtetit
30 Maj 2025, 12:00
Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Metamorfoza”
30 Maj 2025, 11:39
Haxhiu: Shqipëria përballë një katastrofe demografike
30 Maj 2025, 11:33
