Flash News

E-TJERA

Laçin e pret Anderleht dhe Vllaznia me Qarabag/ 8 ekipet shqiptare njohin rivalët në fazën e tretë të Conference League

Laçin e pret Anderleht dhe Vllaznia me Qarabag/ 8 ekipet shqiptare njohin

Mesditën e kësaj të hëne është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për raundin e tretë kualifikues në Uefa Conference League. Tetë ekipet shqiptare kanë mësuar rivalët me të cilët do të përballen në rast se arrijnë të kualifikohen në raundin e dytë, ku nuk janë zhvilluar ende ndeshjet e para.

Kështu, nëse Teuta eliminon Escaldes do të ndeshet në turin e tretë me ekipin irlandez, Shamrock Rovers. Nga ana tjetër Prishtina nëse ia del me sukses do të përballet me fituesin e Valur - Bodo Glimt.

Nëse Partizani arrin të kalojë Bazelin do ta ketë më të lehtë rrugën me fituesin e Ujpest - Vaduz. Ndërkohë Laçin e pret "ferri" me Anderleht dhe më pak të lehtë nuk do ta kishte as Vllaznia me fituesin e Qarabag - Ashdod.

Shkëndija do të përballet me fituesin e Folgore - Hibernians, ndërsa Shkupi me fituesin e Olimpija Ljubljana - Birkirkara. Drita, nëse bën mrekullinë me Feyenoord, do të përballet me Luzernën.

Vlen të theksohet fakti se Teuta, Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës, janë më të avantazhuara në letër, për të kaluar në turin e tretë.

Përballjet e turit të tretë:

Teuta (ALB) / Inter Club d’Escaldes (AND) vs Shamrok Rovers

Folgore (SMR) / Hibernians (MLT) vs  Riga FC (LVA) / Shkëndija (MKD)

Prishtina (KOS) / Connah’s Quay Nomads (WAL) vs Valur (ISL) / Bodø/Glimt (NOR)

Shkupi (MKD) / Santa Clara (POR) vs Olimpija Ljubljana (SVN) / Birkirkara (MLT)

Újpest (HUN) / Vaduz (LIE) vs Basel (SUI) / Partizani (ALB)

Luzern vs Drita (KOS) / Feyenoord (NED)

Limassol (CYP) / Vllaznia (ALB) vs Qarabağ (AZE) / Ashdod (ISR)

Universitatea Craiova (ROU) / Laçi (ALB) vs Anderlecht (BEL)

Të fundit