Flash News

E-TJERA

LaCivita apel shqiptarëve në çeljen e fushatës së ‘PD-ASHM’: Votoni doktor Berishën, jepini vendit një mundësi

LaCivita apel shqiptarëve në çeljen e fushatës së

PD dhe koalicioni opozitar  “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, çelii zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Në podium u ngjit edhe strategu i fitores së Donald Trump, Chris LaCivita. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të mos votojnë socialistët sipas tij një parti që ka krijuar të gjitha problemet, por doktor Berishën. 

"Në 2024 në SHBA socialistët u përpoqën të burgosin Donald Trump, por dështuan. 

Në 2025 këtu në Shqipëri socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre, por do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë cfarë të thonë për dështimet e 12 viteve të fundit, 12 vite krim e drogë, dhe për 12 vjet mbi 1 mln shqiptarë janë larguar nga vendi, janë 12 vjet dështim ekonomik.

Pse të votosh për një parti që ka krijuar të gjitha problemet, votoni për doktor Berishën dhe jepini vendit tuaj një mundësi dhe shpresë", tha strategu amerikan. 

 

Të fundit