Flash News

E-TJERA

LaCivita në Tiranë, Burimi: Mund të ndikojë që OPDAT të ndikojë te SPAK dhe të thërras Ramën

LaCivita në Tiranë, Burimi: Mund të ndikojë që OPDAT

Ardhja e Chris LaCivita, një strateg politik amerikan, i cili do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit ka nxitur reagime të shumta. 

Analisti Genc Burimi, në një intervistë me Skype në News 24 tha se LaCivita nuk ka nevojë që të ketë program, por mjafton që të ndikojë tek SPAK që ky institucion të thërrasë kryeministrin.

“Problemi i Sali Berishës nuk është non grata, por Rama është kundërshtari. La Civita s’ka nevojë të ketë program, të ndikojë tek SPAK që ta thirrë kryeministrin. La Civita ka të drejtë të ndikojë tek SPAK, unë si amerikan thotë, kam të drejtë të ndikojë tek SPAK. Ai thotë se Rama ka korruptuar zyrtarë të lartë të FBI-së, mund të thotë se Rama ka shkelur një ligj në Amerikë. Non grata është lojë fjalësh, bëjnë non grata për arsye gjeo-strategjike. Donald Trump ende nuk ka vendosur se me kë do jetë në Ballkanin Perëndimor”, tha Burimi.

 Burimi shton se nuk sheh optimizëm tek PS-ja, duke u shprehur se në PD dalin përditë figura të reja.

“Ardhja e Chris La Civita do të bëjë që fushata mos jetë njësoj. Në PS shohim vetëm Ramën, ndërsa në PD ka çdo ditë figura të reja. Në PS është vetëm Rama dhe asnjë figurë tjetër. Rama luan në portë, në mbrojtje dhe në sulm. Rama s’ka tjetër rrugë, vetëm t’i dalë për Zot PS-së. Partinë Socialiste mund ta krahasojmë me PSG-në, kurse PD ka ekip. Protagonizmi i Ramës është sot më i madh se ai i Berishës dikur kur ai kishte pushtet. Në PS sikur e kanë humbur besimin në fitore. La Civita mund të ndikojë që OPDAT të ndikojë te SPAK dhe të thërras Ramën”, deklaroi ai.

Të fundit