Flash News

E-TJERA

LaCivita: Shqiptarët do votojnë një qeveri që nuk e drejton Soros

LaCivita: Shqiptarët do votojnë një qeveri që nuk e drejton

Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit 2024 në SHBA, do të udhëheqë edhe fushatën e Sali Berishës dhe PD në Shqipëri shprehet besimplotë se Sali Berisha do fiojë dhe se shqiptarët do të votojnë për kushte ekonomike dhe jetese më të mira në 11 maj.

Ai tha në Syri tv se kryeministri  Edi Rama duke qenë mik i Soros nuk mund të jetë mik i SHBA-ve. 

LaCivita: Unë jam besimplotë se do të fitojë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri të cilën nuk e drejton Geroge Soros. Ka nevojë për nje qeveri të cilën e kanë zgjedhur shqiptarët. Nuk mund të jesh mik i Geroge Soros dhe të jesh mik edhe i Shteteve të Bashkuara, është e pamudur, është njësoj sikur të përziesh vajin me ujin, nuk përzihen.

Mendoj se këto çështje duke përfshirë edhe ato, votën e shqiptarëve për mundësi më të mira, për kushte më të mira ekonomike do të nxjerri në pah dallimet dhe populli shqiptar do të votojë për opozitën e bashkuar që mbështet Berishën.

Të fundit