Flash News

E-TJERA

LaCivita udhëheq PD-në, ish-analisti i CIA-s: Mund të ketë ndikim të madh në aftësinë e Berishës për të pretenduar sërish

LaCivita udhëheq PD-në, ish-analisti i CIA-s: Mund të ketë

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe ish-analisti i CIA-s, David Kanin, foli për ndikimin që mund të kenë aktorë kyç të fushatës së Donald Trump të cilët po angazhohen në mbështetjen e liderit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha.

Duke folur në A2 CNN , sipas tij, kjo gjë “mund të ketë një ndikim të madh në aftësinë e Berishës për të pretenduar edhe një herë se ai është lideri i natyrshëm i Shqipërisë dhe i vetmi lider i Partisë Demokratike në Shqipëri”.

“Kjo mund të ndodhë. Nuk jam i sigurt se do të ketë shumë ndikim në marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Shqipërinë, përveç asaj se si qasja amerikane ndaj Berishës dhe sanksioneve kundër tij do të ndikojnë në politikën shqiptare”, deklaroi David Kanin.

Të fundit