Flash News

E-TJERA

Laert Haxhiu njihet sot me masën e sigurisë, Shqipëria kërkon ekstradim

Laert Haxhiu njihet sot me masën e sigurisë, Shqipëria

Laert Haxhiu, i arrestuar dy ditë më parë do të dalë sot para gjykatës në Janinë të Greqisë për të marrë masën e sigurisë.

Institucionet shqiptare të drejtësisë i kanë dërguar autoriteteve greke letërporosi ku kërkojnë ekstradimin e Haxhiut, i cili rezulton i dënuar me 18 vite burg në mungesë për Masakrën e Lushnjës.

Pritet që letërporosia të shqyrtohet sot nga pala greke.

Haxhiu u arrestua bashkë me dy shqiptarë të tjerë teksa tentuan t’i largoheshin policisë në ndjekje.

Të fundit