Flash News

E-TJERA

Laert Vasili komenton përfshirjen e artistëve në politikë: Gabim nëse hyjnë për të rritur llogarinë bankare  

Laert Vasili komenton përfshirjen e artistëve në politikë:

Aktori Laert Vasili ka komentuar përfshirjen e artistëve pranë forcave politike.

I ftuar në studion e News 24, Vasili thotë se e rëndësishme është misioni përse bëhen pjesë e një partie politike. Sipas tij, nëse hyjnë për të rritur llogarinë  e tyre bankare atëherë ky është gabim i madh.   

"Përfshirja e artistëve në politikë është përgjegjësi e tyre dhe se çfarë ata kërkojnë ata të arrijnë përmes saj.

Mirë do ishte të arrinim në atë nivel ndërgjegjësimi që ata që përfshihen të zhvishen nga pasuria. Nëse llogaritë bankare janë aq të fryra sa duhet të hapë një tjetër, atëherë kjo është gabim. Politikanët të kenë kujdes, ku zgjedhin shembujt."

Ai mohoi se është ftuar nga ndonjë forcë politike në Shqipëri.

"Nuk më intereson të jem gastori në një tavolinë ku janë ndarë milionat nga zhvatja e popullit", tha aktori.  

 

Të fundit