Flash News

E-TJERA

Lajçak ‘shuan’ shpresat e integrimit: Ukraina në BE, para Ballkanit Perëndimor

Lajçak ‘shuan’ shpresat e integrimit: Ukraina në BE,

I dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur se Ukraina do t’i bashkohet bllokut evropian më shpejt se sa vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajçak mori pjesë në Forumin BE dhe Ballkani, në Sofje të Bullgarisë, bashkë me disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të BE dhe vendeve të Ballkanit.

Duke folur për RTK, i dërguari i BE tha se vendet që kërkojnë t’i bashkohen BE-së, e kanë kuptuar se zgjerimi më shumë se çështje teknike, është çështje vlerash. Ai pohoi se Bashkimi Evropian ndodhet në një situatë që nuk mund të përballet edhe me probleme të tjera, pos Ukrainës.

"Papritur të gjitha vendet e BE-së e kanë kuptuar se zgjerimi nuk është  çështje teknike, por është çështje e të ndarit të vlerave dhe të të bërit pjesë e zgjidhjes. Gjithmonë ka një por. Në këtë kohë, BE-ja nuk ka kapacitete të ballafaqohet me më shumë probleme, sepse gjithçka tjetër është në Ukrainë", u shpreh Lajçak.

Teksa foli për vendet e Ballkanit Perëndimor, Lajçak tha se në raport me luftën ruse në Ukrainë, rajoni i ka thënë të gjitha, por sa i përket marrëdhënieve mes tyre, ‘lë për të dëshiruar’.

"Fatkeqësisht nuk shoh shumë ndryshime kur vjen çështja tek retorika, ndërmjet partnerëve në rajon. Ata (vendet e Ballkanit perëndimor) thonë të gjitha gjërat e duhura kur është çështja tek Rusia dhe Ukraina, por kur shihni  në rajon, konfrontimet në Bosnje e Hercegovinë, kur shikoni mungesën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, atëherë mendoj se rasti i Ukrainës nuk ishte thirrje e mjaftueshme për ta për t’u zgjuar", tha Lajçak.

 

Të fundit