Flash News

E-TJERA

Lajçak takon Ramën në Bruksel: E përgëzova atë për fitoren në zgjedhje

Lajçak takon Ramën në Bruksel: E përgëzova atë

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Lajçak shkruan se ka përgëzuar Ramën për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Po ashtu ai tha se diskutuan për zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.

Ky takim vjen pasi Rama takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kujtojmë se Rama ndodhet në Bruksel bashkë me liderët e tjerë, pasi janë thirrur në një darkë pune nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.

 

 

 

Të fundit