Flash News

E-TJERA

Lajmet e rreme, Abilekaj: ERTV shkel lirinë e medias, nuk informohemi për asgjë zyrtare nëse nuk e ndjekim

Lajmet e rreme, Abilekaj: ERTV shkel lirinë e medias, nuk informohemi

Gazetari Enton Abilekaj komentoi raportin e Parlamentit Europian, ku evidentohen disa media si shpërndarëse të lajmeve të rreme. Ai tha në "Çim Peka Live" se raporti duhej të kishte analizuar më shumë median.

Më tej, Abilekaj u përplas me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Albert Nikolla, që tha se ERTV është një stacion televiziv opsional si gjithë të tjerët.

“Ne si gazetare nuk mund të informohemi për asgjë zyrtare nëse nuk ndjekim ERTV-në. Ajo është një agjenci private e pashpallur. Nëse ne duam të shohim se si është gjendja nëpër spitale, duhet të shohim ERTV-në.

Ne jemi të detyruar që të marrim pamje nga ERTV. Është një shkelje e pastër e ligjit, por mbi të gjitha shkelje e lirisë së medias.

Në aktivitetet e kryeministrit nuk lejohen kamera, në spitale nuk lejohen kamera,” tha Abilekaj.

Të fundit