Flash News

E-TJERA

Lala: Ahmetaj nuk ka ikur me duar në xhepa, ka marrë valixhe me dokumente

Lala: Ahmetaj nuk ka ikur me duar në xhepa, ka marrë valixhe me

Gazetarja Klodiana Lala foli për largimin e Arben Ahmetajt jashtë vendit, fill pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për ta arrestuar.

E ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Lala tha se Ahmetaj nuk është larguar duar bosh nga Shqipëria, por me valixhe me dokumente.

"Fakti që vendi ynë i vogël ka një ish zv.kryeministër në arrati, nuk më lë shije të mirë. Arsyet pse Ahmetaj ka zgjedhur ta bëjë betejën e tij në distancë, do ta dëshmojë koha. Të nesërmen, ai nuk ka shkuar me duar në xhepa, besoj ka marrë edhe valixhe me dokumente.

Faktet, na rezulton se ka edhe zyrtarë të tjerë, afera të tjera, është histori ku kupton dështimin e shtetit. Ku ndodhet Ahmetaj? Avokatët thonë që ndodhet në Londër. Por, kam parë një përpjekje për të patur mjegullnajë për këtë, ndodh sa herë ka tentative për të devijuar thelbin e historisë", deklaroi Lala. 

Të fundit