Flash News

E-TJERA

Lala: Beqajt po i hetohet pasuria, janë marrë dokumente për një ullishte në Sarandë

Lala: Beqajt po i hetohet pasuria, janë marrë dokumente për

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili akuzohet nga SPAK për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera.

Në MCN TV, thotë se bdaj tij ka hetime edhe për fshehje të pasurisë dhe janë marrë ndër të tjera edhe dokumente për një ullishte në periferi të Sarandës.

"Ka edhe një detaj, kur zoti Beqaj u mor i pandehur, gjykata la detyrë të hetohej edhe pasuria.

Ndaj zotit Beqaj ka edhe një hetim të tretë për pasurinë. Janë marrë dokumente për një ullishte në periferi të Sarandës. Ka të dhëna për disa apartamente, që janë në Lungomaren e Vlorës.

Ka të dhëna në lidhje me disa pasuri, por janë vetëm dyshime, nuk janë zyrtare nga prokuroria.  Prokuroria thotë, nisur nga kontrolli i dhjetorit, po vijon hetimin edhe për aktivitet tjetër", tha gazetarja.

Të fundit