Flash News

E-TJERA

Lala: Ekspertë amerikanë do zbërthejnë telefonat në dosjen Balluku, dyshime për 11 tenderë

Lala: Ekspertë amerikanë do zbërthejnë telefonat në

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimi i dosjes ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është aktualisht e pandehur në një çështje të ndjekur nga SPAK dhe GJKKO.

Sipas Lalës, Prokuroria ka sekuestruar një sërë pajisjesh elektronike, përfshirë telefona dhe kompjuterë, gjatë fundvitit të kaluar dhe në fillim të vitit 2026. Tashmë, Gjykata e Posaçme ka dhënë miratimin që këto pajisje të analizohen dhe të zbërthehen, pasi dyshohet se përmbajnë prova me rëndësi për hetimin.

Një element kyç i procesit është përfshirja e ekspertëve të huaj, kryesisht amerikanë, të cilët pritet të realizojnë analizën teknike të komunikimeve.

“Ekspertë amerikanë do të zbërthejnë celularët e njerëzve të besuar të Ballukut. Analizat pritet të bëhen në laborator të celularëve të bllokuar dhe që i përkasin njerëzve më të besuar të Belinda Ballukut si dhe një numri të lartë biznesmenësh. Në SPAK ndodhen ekspertë të huaj, kryesisht amerikanë që pas vendimit të 19 marsit do të zhbllokojnë pajisjet elektronike të cilat do të kontrollohen në kuadër të hetimeve për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku. Në momentin që ne flasim për zonjën Balluku rëndojnë dyshime për paracaktim të procedurave tenderuese në 11 raste.

Por nga zbërthimi i celularëve, dhe bëhet fjalë për një numër shumë të madh biznesmenësh, por dhe njerëzit më të besuar të Ballukut dhe bëhet fjalë për këqyrje të kohëve të fundit, pra për komunikime të dhjetorit 2025 dhe janar 2026, ku janë bërë dhe kontrolle, ç’ka do të thotë se Balluku ishte e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë biseda që mesa duket prokurorët janë duke insistuar për të shkuar drejt të dhënave që mund të zbulojnë veprave të tjera më të rënda penale por kjo mbetet për t’u parë, siç mund të jetë korrupsioni dhe pastrimi i parave”, tha Lala.

Të fundit