Flash News

E-TJERA

Lala: Ervis Martinaj është parë në 5 gusht në një hotel në Durrës nën shoqërinë e një vajze të njohur

Lala: Ervis Martinaj është parë në 5 gusht në një

Ervis Martinaj, i shumëkërkuari për ngjarje të shumta kriminale, vijon të rezultojë i zhdukur.

Gazetarja Klodiana Lala tha në një intervistë për Euronews Albania për herë të fundit Martinaj është parë më 5 Gusht, në një hotel në Durrës.

Lala bëri me dije se Martinaj dhe vajza, një figurë publike, kanë qëndruar në hotel dhe një ditë më pas janë larguar nga aty nën shoqërinë e Jeton Lamit, pjestari i Forcave Operacionale, tashmë i arrestuar.

“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës.

Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty.”, tregoi gazetarja.

 

Të fundit