Flash News

E-TJERA

Lala: Ervis Martinaj merrte tendera, familja e tij po ndërtonte një resort

Lala: Ervis Martinaj merrte tendera, familja e tij po ndërtonte një

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar për jetën e Ervis Martinajt si një biznesmen i fuqishëm dhe lidhjet e forta që e bënë atë një “mbret” në biznesin e kazinove.

E ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Lala tha se Martinaj merrte tendera dhe ndërtonte pallate. Gazetarja pohoi se familja e tij po ndërtonte një resort në Kune Vain, ndërsa Martinaj kishte nën kontroll aksin nga Tirana, Fushë-Krujë dhe Fushë-Kuqe.

"Vis Martinaj nuk ishte personazh dosido, por një personazh  shumë kompleks, një djalë i shkolluar me background të mirë shkollimi, me një familje shumë të mirë, i vendosur në Fushë Krujë. Nuk nisi nga rruga. Martinaj erdhi nga auditoret e universitetit, në botën e krimit. Martinaj ishte mbreti i një biznesi që qarkullon miliona dhe miliarda euro, që janë bastet. Ishte njeri me potencial të jashtëzakonshëm financiar. Kishte lidhje shumë të forta politike. Filloi të goditej kur u ngrit furtuna për operacionin “Fundi i marrëzisë”. Ai nisi të kishte përplasje edhe në botën e krimit.

Ngjarja e parë për të cilën ai u dyshua ka qenë Elvis Doçi, një ndër njerëzit e përfshirë në lojrat e fatit dhe njihej për afërsinë e tij me ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Që nga ai moment Martinaj mund të konsiderohej si peshk i madh i krimit të organizuar.

Më pas, Martinaj, kur krijoi hasmëri me disa grupe njëherëazi, u vu në shënjestër. Përse reagoi Edi Rama? Mënyra si ka reaguar herën e parë, i kërkonte policisë që nëse është i vrarë, ta deklarojë dhe nëse është i zhdukur ta çojnë para drejtësisë. Martinaj ishte në shoqërinë e një efektivi policie, tre ditë para zhdukjes.

Martinaj po merrte tendera, po ngrinte ndërtesa. Familja e tij po ndërtonte një resort në Kune Vain. Ishte personazh i cili po kontrollonte gjithë aksin nga Tirana, Fushë Krujë dhe Fushë Kuqe. Ishte futur dhe kishte krijuar, kishte dhunuar shumë kundërshtarë. Vëllezërve Duka u mori babain dhe ua dhunoi, ata i vranë krahun e tij të djathtë, ish policin Malko", deklaroi Lala. 

 

Të fundit