Flash News

E-TJERA

Lala jep detajet: Beqaj, Çyrbja, Bllako, Veliaj janë në të njëjtin sektor, i ndan vetëm një mur

Lala jep detajet: Beqaj, Çyrbja, Bllako, Veliaj janë në të

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje rreth qelisë ku u vendos kryebashkiaku Erion Veliaj në Durrës.

E ftuar në News24, ajo ka deklaruar se Veliaj është në të njëjtin sektor në burgun e Durrësit si ish-ministri Ilir Beqaj, Alqi Bllako dhe Jurgis Cyrbja. Sipas asj, ky eshtë një sektor i bërë enkas për zyrtarë. 

“Vendimin e merr Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që bën një vlerësim të rrezikshmërisë.
Veliaj është një zyrtar i lartë nuk ka rrezik arratisje. Në momentin kur u dha masa të arrestit me burg për Vleiajn, të burgosurit lëshuan akuza të forta ndaj tij dhe kjo është parë mesa duket si mundësi për incidente dhe element rrisku. Për shkak se Veliaj ka adresën e banimit në Tiranë, më afër është Durrësi.

Beqaj, Çyrbja, Bllako, Veliaj, që janë në të njëjtin sektor, i ndan vetëm një mur, mund të komunikojnë me njëri tjetrin. Është një sektor i bërë enkas për zyrtarë”, tha Lala.

Të fundit