Flash News

E-TJERA

Lala: Kam biseduar me Ervis Martinajn në prani të një ish-deputeti të njohur, ç’më tha kur i kërkova intervistë

Lala: Kam biseduar me Ervis Martinajn në prani të një

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka folur për misterin që ka përfshirë historinë e Ervis Martinajt, i shpallur i zhdukur prej disa ditësh.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’, Lala deklaroi se me Martinajn ka komunikuar në prani të një ish-deputeti të njohur, ku i ka kërkuar intervistë.

Ajo tha se Martinaj kishte refuzuar duke i thënë se nuk ka interes të ekspozohet në media.

“Do të them pse unë jam 50 me 50. Jam 50 me 50 duke njohur kapacitetin e Ervis Martinajt. Një djalë i shkolluar në Itali, baba i 4 fëmijëve, njeri i cili ruhej në mënyrë… kur unë e kam kontaktuar herën e fundit, në prani të një ish-deputeti të njohur dhe i kam kërkuar intervistë për të kuptuar balancat…

E thashë këtë detaj për të thënë që ai është dëshmitari në bisedën që ne kemi bërë. I kam kërkuar intervistë, nuk ka pranuar. Nuk kam interes tha të ekspozohem në media, kam punët e mia, nuk jam përfshirë në histori të tilla, e të tjera me radhë… Duke njohur atë çfarë përbëhej si person.

Një njeri që erdhi nga lojërat e fatit, një njeri që erdhi me mbështetje të forta në politikë, një njeri që erdhi me mbështetje të forta edhe nga bota e krimit dhe nga policia e shtetit, pra kishte lidhje shumë të forta, do të thotë që ai ka mundësinë dhe potencialin për të inskenuar ngjarjen. Duke parë numrin e madh të kundërshtarëve të cilët nuk janë dosido, por realisht janë bosët e krimit në këtë vend, sigurisht që ky është 50 përqindëshi tjetër që po patjetër njerëz që janë në arrati potencialisht mund të rrëmbehen dhe të vriten”, tha Lala.

Të fundit