Flash News

E-TJERA

Lala: Në përgjimet e grupeve kriminale del politikani me nofkën “matematiku”

Lala: Në përgjimet e grupeve kriminale del politikani me nofkën

Gazetarja Klodiana Lala, teksa iu referua hetimeve të inceneratorëve, sterilizimit dhe check-up, tha se kishte gjetur në dosjen e SPAK një fakt që përfshinte politikanët.

Për Opinion, gazetarja tha se në përgjimet e SPAK ka dalë edhe emri i një zyrtari të lartë të politikës i identifikuar me nofkën “matematiku”. Zyrtari, sipas Lalës, del në përgjimet e dy grupeve kriminale.

Pjesë nga biseda në studio:

Lala: Kohët e fundit jam habitur në fakt, por në një grup kriminal njëri nga zyrtarët e lartë që përmendet në grupin kriminal mbante një nofkë “matematiku”. Nuk e di kush është personi, zyrtari i lartë…

Fevziu: Rama jo, se nuk ka bërë matematikë në lice. Është zyrtar i lartë apo politikan?

Lala: Është njeri politik dhe del nga përgjimet e dy grupeve kriminale. Brenda SPAK-ut ka aq shumë dosje që mund të prekin politikën.

Të fundit