Flash News

E-TJERA

Lala: Një biznesmeni iu gjetën 200 mln lekë të vjetra, dyshohet se blinte vota për një kandidat të PS

Lala: Një biznesmeni iu gjetën 200 mln lekë të vjetra,

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për task forcën e ngritur nga SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore.

E ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Lala tha se në shtëpinë e një biznesmeni, dyshohet se blinte vota në favor të një kandidati në listën e hapur të PS, janë gjetur rreth 200 milionë lekë të vjetra.

“Kam patur shumë më tepër pritshmëri për task forcën që u ngrit nga SPAK për hetimin zgjedhor. Prokuroria ka raportuar çështjet, janë mbi 35 raste që janë procedime penale, kryesisht në fushën e korrupsionit apo vepra të tjera penale, që lidhen me zgjedhjet dhe po hetohen. Janë raportuar arrestime, që kanë të bëjnë me babain e një deputete të PSD, në Fier, ka patur disa persona të tjerë në Kukës për PSD, ndërkohë që çështjet më të rëndësishme që duhen parë, lidhen me qarkun e Elbasanit.

Është një cështje që gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 200 milionë lekë të vjetra, në shtepinë e një biznesmeni që dyshohet se blinte vota në favor të një kandidati në listën e hapur të PS, por ai ka pretenduar që janë para për shkak të aktivitetit të biznesit. SPAK ka dyshime se do të përdoreshin për shitblerje votash, ndaj ka patur kontrolle në disa baza ose banesa dhe kontrolle personale të disa personave. Them është rast interesant, sepse përgjimet janë lidhur më pas me shumën e parave, por nuk ka persona të arrestuar.

Ajo që kam konstatuar me shqetësim, ka të bëjë me faktin që Policia e Shtetit, nuk ka qenë bashkëpunuese pavarësisht se është shfaqur si e tillë në sipërfaqje dhe ka referuar kryesisht, raste që lidhen me opozitën. Kështu e kam parë çfarë ka bërë policia në raport me këto zgjedhje”, tha Lala. 

Të fundit