Flash News


E-TJERA

Lala: Një person që synonte bashkinë e Durrësit, kërkoi garanci nga një personazh i botës së krimit në Dubai

Lala: Një person që synonte bashkinë e Durrësit, kërkoi

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se bota e krimit në Durrës apo dhe në qytete të tjera, ka shtrirë tentakulat edhe në zgjedhjet politike.

Lala tha për MCN Tv se një person i cili nuk ishte në listat e PS-së, por që synonte Bashkinë e Durrësit, ka udhëtuar në Dubai për të marrë garanci nga një personazh i botës së krimit që të hynte në listat e kandidatëve.

Sipas Lalës, personi në fjalë nuk e ka marrë dot garancinë dhe nuk do të jetë në listat e kandidatëve.

“Bota e krimit në Durrës nuk është statike. Në Durrës janë më fluid, lëvizin sipas interesave. Për ata ka rëndësi që emri i tyre të jetë i preferuar për të qenë në një pozicion, si kandidat për kryetar bashkie apo këshilltar. Di që para disa kohësh një person që nuk është fare në listën e PS për kryetar bashkie ka udhëtuar në Dubai për të marrë garanci atje nga një personazh i botës së krimit që mund të ndërhynte dhe t’i garantonte rënditje në lista si kandidat i mundshëm. Si kandidat për kryetar bashkie në Durrës, por tani s’është opsion. Dikush që synonte bashkinë e Durrësit ka udhëtuar drejt Dubait me qëllim që të ndikonte tek politika dhe të ishte emër në listë. Nuk e ka marrë këtë garanci dhe nuk do të jetë pjesë e asaj liste. Po tregoj që shkon deri këtu gjëja. Një personazh që ka investuar tek mazhoranca dhe ka synuar për të qenë kryetar bashkia. Një nga grupet e vendosura në Dubai kishte ndikim”, tha Lala. 

Të fundit