Flash News

E-TJERA

Lala: OFL shihet si legalizim i pasurisë së trafikantëve, SPAK do t’i ketë duart e lidhura për t'i hetuar

Lala: OFL shihet si legalizim i pasurisë së trafikantëve, SPAK do

Gazetarja e njohur Klodiana Lala deklaron se e konsideron OFL-në si një nismë të dështuar.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala thotë se e sheh OFL-në si një legalizim të pasurisë së trafikantëve të cilët SPAK do t’i ketë duart e lidhura për t’i hetuar,

Pjesë nga diskutimi:

Çani: Pyetja ime e thjeshtë është: Është bërë një propagandë për OFL, dilte ajo vajza me syze. Janë thashetheme apo të vërteta që nga 100 subjekte që ka kapur OFL 70% janë lënë të lirë në funksion të zgjedhjeve? Apo janë bllokuar që të pastrohen nëpër gjykata?

Lala: Unë personalisht ia kam thënë këtë ministrit të brendshëm dhe kryeministrit. E kam parë OFL si një legalizim të pasurisë së trafikantëve të cilët në të nesërmen SPAK do ti ketë duart e lidhura për ti hetuar sepse konsiderohet gjë e gjykuar.

Në përballjet e mia kam qenë radikale dhe e kam konsideruar një nismë të dështuar dhe ajo që më ka shqetësuar është se policia nuk bëri transparente listat. Mua më ka rastisur kur ishte Lleshaj ministër e ia kam drejtuar me emra se përse në lista nuk ishte emri i vëllait të ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj?

Dihet botërisht që është person i dënuar dhe duke vuajtur dënimin në Itali dhe ai emër nuk erdhi kurrë në gjykatë. Pse në atë listë nuk erdhi emri i ish-ministrit Saimir Tahiri. Lulzim Berishës i është sekuestruar vetëm një automjet i blinduar vlera e të cilit ishte 20 mijë euro dhe të tjerat iu kthyen mbrapsht. Kjo është OFL, por ka pafund emra. A mund të përdoren këto për fushatë, nuk kam prova por kam dyshimet e mia.

Të fundit