Flash News

E-TJERA

Lala rrëfen takimin me motrën e Dumanit: Grupet kriminale mund ta shantazhojnë ose ta vrasin

Lala rrëfen takimin me motrën e Dumanit: Grupet kriminale mund ta

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer takimin e saj me motrën e Nuredin Dumanit, Xhuljana Dumani.

Në studion e ‘Opinion’, Lala tregoi se si Xhuljana kishte arritur të fitonte një vend pune në Ministrinë e Jashtme. Gazetarja pohoi se motra e Dumanit nuk kishte pranuar mbrojtjen nga institucionet pas arrestimit të vëllait të saj dhe marrjes së statusit të të penduarit të drejtësisë.

Lala tha se Xhuljana ndodhet në një fazë depresioni duke theksuar rrezikun qoi kanoset, pasi sipas saj grupet kriminale mund ta përdorin për të detyruar Dumanin të mos flasë.

“Kam marrë kontakt me vajzën e cila kishte refuzuar mbrojtjen, gjë që më duket anormale nga ana institucionale, sepse Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në raste ekstreme siç është rasti i Nuredin Dumanit që ka shumë personazhe të përfshirë, shumë vepra kriminale, ka rrëfyer për një gamë veprash kriminale, padiskutim që vajzës mund t’i garantohej mundësia për të shkuar jashtë vendit sepse ishte lehtësisht e identifikueshme për shkak të moshës së re. Ajo është 24 vjeçe, kishte bërë prakatikën në Ministrinë e Jashtme. Kishte kaluar disa hapa për të shkuar deri tek zyra ku aktualisht punonte. Emri i ka dalë gjithandej. E kam takuar. Padiskutim që parë në kontekstin moral ajo mund të kishte zgjedhur të largohej për shkak të problematikës që ka vëllai. Ajo ka edhe një tjetër vëlla që është duke vuajtur dënimin. Ma ka rrëfyer gjithë bisedën që bëra me të. Vëllai i tretë është i larguar me status azilanti. Pse nuk e pranove mbrojtjen e kam pyetur. Sepse e para gjë nuk kam besim, nuk mund të rri e burgosur, kam qenë e shkëputur nga aktiviteti i vëllait. Po citoj atë në ligjeratë të drejtë pavarësisht qëndrimit që mund të kem unë. Unë e kam takuar sot pasdite, ajo vajzë është praktikisht, më vjen shumë keq që po e them, është në një fazë depresioni. Sot që flasim është e pambrojtur. Sonte grupet kriminale mund ta marrin peng, mund ta shantazhojnë që vëllai të tërhiqet. Grupet kriminale mund ta vrasin”, tha Lala.

Të fundit