Flash News

E-TJERA

Lala: Shteti shqiptar është çuar në arbitrazh nga një kompani, u bllokua nga qeveria

Lala: Shteti shqiptar është çuar në arbitrazh nga një

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se shteti shqiptar ka sot një gjyq të ri të hapur në arbitrazh nga një kompani italiane, e cila kërkon miliona euro dëmshpërblim.

Për “Opinion”, Lala tha se kjo kompani ka pasur një landfill në një zonë të Durrësit, dhe Këshilli i Ministrave e ka bllokuar këtë kompani duke ia dhënë kontratën njërit prej inceneratorëve.

“Kemi një gjyq të ri në arbitrazh ne. Para se të fillonte historia e inceneratorëve ka patur një lanfill në zonën e Durrësit, një kompani italiane me administrator shqiptar. Për arsye të paqarta kjo kompani pasi është ndërtuar landfilli është bllokuar nga Këshilli i Ministrave dhe kompania kërkon miliona euro që më pas e njëjta kontratë me të njëjta terma pak a shumë i është dhënë një prej inceneratorëve. Ajo kompani e ka çuar shtetin shqiptar në arbitrazh”, tha Lala.

Kujtojmë se dje GJKKO lëshoi 14 urdhër-arreste, 9 për inceneratorin e Fierit dhe 5 për atë të Elbasanit. Të arrestuar janë ish-zyrtarë dhe zyrtarë, mes tyre edhe deputeti socialist Alqi Bllako për të cilin SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi.

Të fundit