Flash News

E-TJERA

Lala: S’ka njoftim nga ministria, ka gjasa që Balluku të paraqitet në SPAK

Lala: S’ka njoftim nga ministria, ka gjasa që Balluku të

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga thirrja që SPAK i ka bërë Belinda Ballukut, si person nën hetim.

Lala tha se Balluku po hetohet për shkelje të barazisë në tendera dhe se deri tani, ministria nuk ka bërë asnjë njoftim, çka tregon se Balluku pritet të paraqitet nesër në 15:00 në SPAK.

“Nëse refuzon në mënyrë të përsëritur, ndiqet rruga e shkuarjes në Kuvend dhe marrjes së autorizimit që zonja Balluku të shoqërohet me polici.

Zyra e ministrisë s’ka bërë asgjë publike, kështu që gjasat janë që Balluku të jetë nesër në SPAK.

Është bërë publike tashmë që SPAK po heton zv/kryeministren për shkelje të barazisë në tenderat që lidhen pikërisht me tenderat e Llogarasë, ku më herët janë arrestuar vartës të saj, si ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi i cili po hetohet dhe gjykohet për disa akuza dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se Balluku është implikuar në këto vepra penale nga telefonat që janë sekuestrur në banesën e Evis Berberit në momentin  e arrestimit në pranverën e 2024, dhe të dhënat e marra përmes dëshmitarëve dhe celularëve të tjerë që u janë marrë vartësve dhe bashkëpunëtorëve të Ballukut”, deklaroi Lala.

Të fundit