Flash News

E-TJERA

Lala: SPAK duhet të na tregojë kush janë 'të fortët' që përdori Balluku

Lala: SPAK duhet të na tregojë kush janë 'të

Gazetarja Klodiana Lala tregoi se SPAK ka sjellë përgjime ambientale që dëshmojnë se Belinda Balluku ka përdorur njerëz të krimit për të intimiduar dëshmitarët.

Për News24, Lala tha se SPAK duhet të tregojë se cilët janë “të fortët” që kanë kërcënuar në emër të Ballukut.

“Dy janë momente, që SPAK ka sjellë përgjime ambientale, mes bisedimeve mes njëri tjetrit kanë nxjerrë në pah një fakt shqetësues që të fortët janë përdorur nga Balluku për të intimiduar dëshmitarët. SPAK duhet të na tregojë kush janë ata?

Moment i dytë ka të bëjë me rëndimin e pozitës së Ballukut.

Në fillim ajo ka qenë për tunelin e Llogarasë dhe lotin e Unazës së Madhe, sot ajo ka dhe 9 të tjera. Fakti që ajo është gjetur përsëritëse sipas SPAK, është shkak i fortë që ata kërkojnë ta arrestojnë. Njëra nga të pandehurat për tunelin e Llogarasë, ka deklaruar se i ka bërë tenderat në presionin e Ervis Berberit, më kanë kërcënuar njerëz të fortë”, tha Lala.

Të fundit