Flash News

E-TJERA

Lala: SPAK po heton kullën “Mali i Tiranës”, dyshime për pastrim parash

Lala: SPAK po heton kullën “Mali i Tiranës”, dyshime

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kulla “Mali i Tiranës” është duke u hetuar nga SPAK, pasi ka dyshime për pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

E ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala u shpreh se ka përgjigje zyrtare për nisjen e hetimeve, të cilat janë në faza fillestare.

“Nuk mund të thuash që media ka heshtur. Ka patur gazetarë të caktuar që i kanë denoncuar dhe kanë patur kurajon për t'i bërë gjëra të tilla. Vizitën e quajtëm shumë të madhe, vizitën e Erion Veliajt në SPAK. Tani unë s'mund të bëj gjykime, sepse unë e shikoj në syrin e një gruaje që raporton çdo ditë nga ai institucion dhe sigurisht, shikoj që ka veprime gjatë gjithë kohës.

Të ndalemi pak te historia e ndërtimeve, për shembull, SPAK është duke hetuar intensivisht në lidhje me kullën në zemër të Tiranës, ‘Mali i Tiranës’. Kam përgjigje zyrtare, ka hetim për pastirm parash dhe shpërdorim detyre. Shumë çështje që nuk fliten, sepse janë në fillime, edhe unë has vështirësi për ti raportuar. Të kesh fakte duhet punë titanike, e dini sa çështje mbulojmë. Kjo është një nga rastet që SPAK të na tregojë, nëse nuk është i ngecur në atë rrjetën e politikës dhe biznesit”, u shpreh Lala.

Të fundit