Flash News

E-TJERA

Lala: ‘Spiunët rusë’ që u kapën në Gramsh fotografuan edhe Bovillën dhe uzinën e naftës në Patos

Lala: ‘Spiunët rusë’ që u kapën në Gramsh

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja lidhur me dy rusët dhe ukrainasin që janë arrestuar nën dyshimet për spiunazh në Gramsh.

Duke folur në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Lala tha se ata kanë fotografuar edhe uzinën mekanike të naftës në Patos, bazën e Pasha Limanit, Bovillën etj.

Kanë fotografuar uzinën mekanike të naftës në Patos. Janë fokusuar sipas prokurorëve tek dyert kryesore për të marrë detaje. Kanë bazë e Pashalimanit, janë në Bënjë në Përmet, kanë Moglicën, Bovillën dhe ka vepra të tjera”, tha Lala.

 

 

 

Të fundit