Flash News

E-TJERA

Lala: Veliaj zvarriti procesin, tani i paguajmë avokatin me taksat tona

Lala: Veliaj zvarriti procesin, tani i paguajmë avokatin me taksat tona

Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar strategji, zvarritjen e çështjes Veliaj nga vetë kryebashkiaku.

E ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se Veliaj ka bërë "ping-pong" me avokatët për të shtyrë procesin. Lala tha se tani Veliaj ka përfunduar me avokat të caktuar kryesisht, që e paguajnë qytetarët shqiptarë. 

“Dosja penale u dërgua për gjykim në shtator 2025, sipas ligjit që funksionon gjykata e posaçme duhet të ketë maksimumi në seancë paraprake që të vendosim kalimi ose jo në gjykim. Për katër muaj Veliaj ka bërë ping-pong me avokatët. Ka patur dy avokatë me prokurorë, kur nisi seanca paraprake, vendosi të largoje avokatët, të caktojë një avokat tjetër.

Gjykata i dha kohë avokatit të paraqiste argumentat. Në momentin që Gjermeni duhet të paraqiste konluzionet, Veliaj revokoi avokatin dhe gjyakta caktoi kryesisht avokaten e shtetit, Valentina Teodoresku.

Fakti që Veliaj ka ndërruar avokatë, gjyqtarja e konsideroi sfidim të drejtësisë dhe të kalojë për shqyrtim dosjen me 13 akuzat penale, që rëndojnë ndaj Veliajt, 9 prej të cilave për korrupsion. Sipas prokurorisë, Veliaj ka krijuar një skemë komplekse të pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Kam një kritikë për gjykatën, pasi ka mbajtur standarde të ndryshme për raste të ndryshme. Ka pretendime se nuk jepen aktet e dosjes të printuara dhe nuk kanë laptop në paraburgim. Për zvarritjet e kam parë si strategji të zotit Veliaj. Një kryetar bashkie ka kërkuar mbrojtje nga shteti, qytetarët shqiptarë po i paguajnë edhe avokaten”, tha Veliaj.

Të fundit