Flash News

E-TJERA

Lala zbulon ç'do ndodhë me Ballukun të hënën: Nuk ka ende statusin e të pandehurës

Lala zbulon ç'do ndodhë me Ballukun të hënën:

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se çdo të ndodhë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ditën e hënë më 27 tetor në SPAK.

Në emisionin “Kjo Javë”, Lala tha se fletëthirrja është dërguar të martën e kësaj jave dhe ka mbërritur zyrtarisht në zyrën e ministres Balluku përmes korrierëve specialë, të cilët marrin edhe firmën e marrjes së njoftimit.

“Në drejtim të zonjës Balluku dhe në adresë të MIE është nisur të martën një fletëthirrje dhe ka mbërritur në zyrën e saj. Prokurorët e posaçëm e kanë bërë me dije se duhet të paraqitet në SPAK ditën e hënë, në praninë e avokatit të saj,” – deklaroi Lala.

Gazetarja theksoi se Balluku është nën hetim për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, por ende nuk ka statusin e të pandehurës.

“Duhet sqaruar që nuk ka statusin e të pandehurës, por është person në hetim. Gjithsesi, nëse ajo paraqitet, pritet të njihet me akuzat penale zyrtare,” – shtoi Lala.

Klodiana Lala gjithashtu kujtoi se Belinda Balluku është zëvendëskryeministrja e dytë që përballet me SPAK, pas Arben Ahmetajt, i cili ndodhet aktualisht në arrati dhe akuzohet për korrupsion në disa dosje hetimore.

Të fundit