Flash News

E-TJERA

Lala:Belgët zbërthyen aplikacionin SKY, ka zyrtarë e politikanë shqiptarë në trafikun e kokainës

Lala:Belgët zbërthyen aplikacionin SKY, ka zyrtarë e

Së shpejti pritet të dalin emra zyrtarësh, madje edhe politikanësh shqiptarë pas hetimit nga prokurorët belgë mbi vrasjen e dy shqiptarëve për shkak të rivalitetit të bandave për trafikun ndërkombëtar të kokainës në Anvers të Belgjikës.

Kështu deklaroi gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala në emisionin "Zona Zero" ku sipas saj nga arrestimi i fundit të operacionit ndërkombëtar me 45 persona ku u godit banda shqipfolës do të dalin emra politikanësh dhe zyrtarësh shqiptarë.

"Aplikacioni Sky që flisnin grupet kriminale është i pathyeshëm. Por një grup special belg ka arritur të shpërthejë këtë aplikacion, detaje të nivele të larta të bashkëpunime të zyrtarëve dhe që shkojnë deri te politikanët", theksoi Lala.

Nga hetimi i parë i belgëve kanë dalë edhe emra të shqiptarëve të Kosovës, por se janë shumë të rezervuar.

Ndërsa gjithçka ka nisur nga vrasjet e Arjan Spahiut, i njohur si Arjan i Vogël, dhe Bledar Muçës, që të dy nga Elbasani. Muça ishte një ndër njerëzit e pranë grupit Çapja në këtë qytet.

 

Të fundit