Flash News

E-TJERA

Lalaj u arratis nga komisariati, procedohen tre efektivët që e shoqëronin

Lalaj u arratis nga komisariati, procedohen tre efektivët që e

Pas arratisje së Riljon Lalaj një ditë më parë nga Komisariati nr. 1 në Tiranë, jane proceduar penalisht në gjendje të lirë tre efektivët që e shoqëronin.

Mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka nisur procedimin penal për tre efektivët e Komisariatit nr. 1.

Ngjarja ka ndodhur në momentin që 30 vjeçarit Lalaj, po i merreshin shenjat e gishtave, para se ai të dërgohej në gjykatën për masën e sigurisë.

30-vjeçari u arrestua tre ditë më parë në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, teksa ishte duke qarkulluar me armë në makinën e tij. I riu bëri rezistencë ndaj forcave të policisë, por më pas u arrit të kapej.

Të fundit