Flash News

E-TJERA

“Lali Eri ka sabotuar ‘Akt1vistin’”, eskperti i IT: Shefat e Policisë Bashkiake po kërcënojnë policët

“Lali Eri ka sabotuar ‘Akt1vistin’”, eskperti i IT:

Eksperti i IT, Gent Progni, ka thënë se në aplikacionin “Akt1vist” është vënë re një sabotim nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një lidhje direkte për Syri TV, Progni tha se në nëj analizë të shkurtër të veprimeve të bëra në aplikacion është vënë re një numë i lartë “like” dhe “share” në raport me aktivitetet.

“Patrionazhistët sistemojnë dhe rregullojnë ende aktivistët kështu që janë akoma në punë, pra një një hap më lart se aktivisti. Gjëja më e mirë ose gjëja e bukur që po ndodh është se ka një sabotim të Lalit te aktivisti. Nëse shiko postimet e ministrave dhe të kryeministrit kemi një numër ‘like’ dhe ‘share’ shumë herë më të madh sesa aktivitetet. Kohët e fundit ka një rënie shumë të madhe të statistikave të Kryetarit të Bashkisë, ku si duket a reaguar edhe me mesazhin e komandantit të ushtrisë bashkiake i cili thotë ‘jepini fort’”, ka thënë Progni.

Eksperti u ndal edhe te denoncimet që vijnë sidomos nga Policia Bashkiake, ku sipas tij shefat  detyrojnë puntorët madje edhe duke i kërcënuar.

“Realisht kemi shumë kohë që na vijnë denoncime nga Policia Bashkiake, na vijnë mesazhe që i kanë presionuar duke i hapur dhe adresa në rrjete sociale duke i kërcënuar ju kërkojnë llogari për pikët. Gjatë kohës që janë në shërbim e kanë mendjen te aplikacioni dhe gjatë kohës që janë këtu e kanë mendjen për të vënë gjoba ndaj qytetarëve, Drejtori i Policisë Bashkiake nuk ju shkruan policëve në mënyrë direkte, por ju shkruan shefave të divizioneve.

Pra ka shef për çdo polic i cili më pas ju çon mesazhe secilit prej tyre. Kemi ardhur deri në këtë pikë, ku i indinjuar ai ka shkruar këtë mesazh ku për mendimin tim kushdo që e ka dërguar është ndjerë shumë i ofenduar, edhe për shkak të formës të mesazhit”, tha Progni.

Të fundit