Flash News

E-TJERA

Lalla i shtruar në spital, avokati kërkon pafajsinë në Apel

Lalla i shtruar në spital, avokati kërkon pafajsinë në Apel

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla kërkoi në Apelin e GJKKO-së pafajsinë, por vetë nuk ishte i pranishëm.

Avokati i tij i kërkoi pezullim të dënimit me burg. Ai paraqiti një akt mjeko-ligjor, me të cilin provonte se Llalla ishte i sëmurë dhe në regjim spitalor.

Gjykata e Posaçme dënoi në maj të këtij viti me 2 vite burg dhe 5 vjet heqje funksionesh publike Adriatik Lallën. Ky i fundit akuzohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Llallës i është konfiskuar edhe pasuria, truall dhe një apartament në Durrës. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet gjykimi i Apelit.

Të fundit