Flash News

E-TJERA

Lame ‘i vë kapakun’: Punonjësit e Kadastrës kërkuan rritje rroge, tregon se është ulur korrupsioni

Lame ‘i vë kapakun’: Punonjësit e Kadastrës

Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha në konferencën e “Antikorrupsionit” se ka një formulë për të zhdukur korrupsionin në administrata.

Ai tregoi se punonjësit e Kadastrës i kanë kërkuar rritje rroge çka tregon se është ulur niveli i korrupsionit. Sipas Lames, të kërkosh rritje rroge, do të thotë se nuk ka më nevojë të korruptosh.

"Ajo që i vë kapakun është në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, shenja më e sigurt e uljes së korrupsionit, nëse për doganierët thuhej "pse ka dhe rrogë" , fakti që po bëjnë presion për rritjen e rrugës tregon që është ulur indeksi i korrupsioni. Se zhdukja e korrupsionit ka të bëjë me faktin se Gjëja është në dorë të nënpunësit, po dua ta jap po s’dua ta jap. Sa më pak të ketë në dorë nënëpunësi aq më shumë ulet korrupsioni. Sa më shumë të ketë në dorë nënpunësi aq më shumë i dorëzohet qytetari atij. Dixhitalizimi i arkivave të kadastrës, këtë tregon që i kemi larguar ata dua ta jap, s’dua ta jap", tha Lame.

Të fundit