Flash News

E-TJERA

Lame kundërshton programin e PD për pronat: Gënjeshtra më e madhe, marrëzi të thuash se do ketë kthim fizik të tokave

Lame kundërshton programin e PD për pronat: Gënjeshtra më e
Kreu i Kadastrës, Artan Lame

Në një deklaratë për mediat, Kreu i Kadastrës, Artan Lame sulmoi programin e Partisë Demokratike për pronat. Ai tha se premtimi i PD për shfuqizmin e ligjit 20/20 (për procedurat kalimtare të pronësisë) është një marrëzi dhe gënjeshtër.

Lame u shpreh se kthimi i pronës te ish-pronarët është e pamundur, duke nënvizuar se këtë gjë e dine dhe ekspertët e PD.

"Në programin e PD-së, për arsye elektorale pretendohet që të rrëzohet dhe anulohej ligji 20/20, për fat të mirë nuk e tha ekspertja pranë Bashës, e cila është marrë me reformën pasi e kuptonte që është marrëzi ta thuash këtë gjë. 

Aty u duk se brenda PD kryetari dhe ekspertja ishin në përplasje me njëri tjetrin në atë që propozonin. Do i kthenin pronën fizike ish-pronarëve, Kjo është gënjeshtra më e madhe që mund të thuash, nuk ka më kthim fizik pasi Shqipëria është 28 mijë km katror. Ku do gjendjet kjo tokë që iu premtohet për të 10 herë pronarëve për kompensim fizik për ish pronarët, kjo është marrëzia dhe gënjeshtra më e madhe që mund të thuhet", u shpreh Lame.

Ky i fundit tha se kjo çështje është mbyllur nga Gjykata Kushtetuese dhe se ajo që deklaron PD në programin e saj e për pronat është abuzive. Sa i përket premtimit tjetër për shkurtimin e procedurave, Lame deklaroi se kjo është realizuar tashmë.

"Kjo çështje është e mbyllur nga Gjykata Kushtetutese shumë vite më parë dhe kjo që thotë PD është të qëndrosh në mes dhe të hash nga të dyja anët dhe nga ish-pronarët dhe nga ato që duan të legalizohen, kjo nuk bëhet. PD thotë se do të shkurtojnë procedurat, atë e kemi bërë dhe ne. Nga 23 proceduar administrative nga legjislatura e vjetër janë bashkuar në një institucion të vetëm që është Kadastra dhe nuk ka më sorollatje. Pra është abuzive t'u thuash shqiptarëve se do anulojmë ligjin 20/20 dhe ta bëjnë edhe një herë po të njëjtin ligj pasi nuk ka tjetër", tha Lame.

Të fundit