Flash News

E-TJERA

Lame: Prokuroria e Vlorës do të hapë tjetër dosje për tjetërsimin e pronave

Lame: Prokuroria e Vlorës do të hapë tjetër dosje për

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, tha se Prokuroria e Vlorës do të hapë tjetër dosje për tjetërsimin e pronave.

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, Lame tha se prokuroria ka rënë në gjurmët e një dosjeve të falsifikuara dhe pritet që shumë shpejt të nisë hetimin.

Lame paralajmëroi se të gjithë punonjësit shtetërorë të përfshirë do të dërgohen para drejtësisë.

“Gjatë këtij procesi, në rastin konkret, Prokuroria e Vlorës hyri dhe zbuloi një mashtrim dhe po i çon aty ku po i çon ata që e bënë. Nesër do hapë një dosje tjetër, të cilët ata që kanë bërë një dosje fallco, do i çojë atje ku duhet. Po natyrisht, nesër, pasnesër, kur të dojë. Ne do vazhdojmë të dërgojmë në prokurori edhe njerëzit tanë. Ka një legjislacion që e zgjidh lehtësisht këtë problematikë”, tha Lame.

Të fundit