Flash News

E-TJERA

Lame pyetet për audio-përgjimin: Nuk heq asnjë fjalë. Nëse thua nuk i legalizoj, opozita abuzon

Lame pyetet për audio-përgjimin: Nuk heq asnjë fjalë.

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, ku ka trajtuar çështjen e regjistrimit të pronave. Ai është pyetur nga gazetarët për audio-përgjimin që doli pak para zgjedhjeve të 25 prillit.

Lame udhëzonte punonjësit e tij të mbanin peng rreth 100 mijë legalizime për të mos krijuar pakënaqësi që mund të dëmtonin PS-në në zgjedhje, edhe pse ato ndërtime nuk do të legalizoheshin.

Ai tha se përgjimi ishte i vitit 2017, ndërsa shtoi se nuk heq asnjë fjalë nga ato që ka thënë. Lame shtoi se ndërtimet pa leje nuk do të legalizohen, duke pretenduar se opozita mund të abuzojë, duke e përdorur këtë qëndrim.

“Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, nuk mund të thuash që nuk i legalizoj. Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethëne ai që është në opozitë abuzon me këtë.  Pra, të thuash thjesht që nuk legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër.

Është krim të legalizohen. Dhe kjo duhet parë si shenjë përgjegjshmërie. Po mo po është krim të legalizosh në linjat e tensionit të lartë, është krim legalizimi në Butrint. Jemi në 2017 aty në përgjim. Ligji i ri e trajton këtë. Ai përgjim u mbajt për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe e ruajtën, e nxorrën. Dhe e dyta nuk u tha që është 2017. Nuk heq asnjë fjalë nga ai përgjim. Sapo ju thashë të njëjtën gjë”,  tha Lame.

Të fundit