Flash News

E-TJERA

Lame thirrje Begajt: Regjistro presidencën si pronë shtetërore!

Lame thirrje Begajt: Regjistro presidencën si pronë shtetërore!

Kreu i Kadastrës Shtetërore, Artan Lame i ka bërë thirrje Kreut të Shtetit, Bajram Begaj që të regjistrojnë godinën e presidencës si pronë shtetërore.

Në një konferencë për mediat, ai deklaroi se aktualisht presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten. Ai më tej hodhi akuza edhe ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

“Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten. Ligji 20/20 nuk u dekretua nga presidenti i republikës në atë kohë. Unë kam kërkuar të miratohet sepse do i hapë rrugë regjistrimit të pronës shtetërore. Presidenca rezulton edhe sot pa regjistruar.

Presidenti i asaj kohe bëri një dalje duke thënë se ishin vjedhur pronat e presidencës, por ajo vjedhje është bërë sepse presidenca nuk ishte regjistruar. I bëj thirrje presidencës të aplikojë në E-Albania për të regjistruar pronën e tyre”, u shpreh Lame.

Të fundit