Flash News

E-TJERA

Lamtumira e fundit, homazhe në Kuvendin e Shqipërisë në nder të poetit Bardhyl Londo

Lamtumira e fundit, homazhe në Kuvendin e Shqipërisë në nder

Miq e të afërm i kanë dhënë  lamtumirën e fundit poetit të njohur dhe ish-deputetit, Bardhyl Londo, i cili u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë,

Në homazhe mori pjesë edhe presidenti Ilir Meta, i cili e vlerësoi lart figurën e shkrimtarit dhe tha se “ka lënë një trashëgimi përherë të gjallë dhe frymëzuese për të gjithë e sidomos për të rinjtë”.

Deputeti demokrat, Edi Paloka foli për kontributin e tij të çmuar në Partinë Demokratike.

Për ne Bardhi ishte i rëndësishëm. Personalitetet kanë qenë pranë PD-së. Sot jemi në një ditë të trishtë dhe është humbje e madhe”, tha Paloka.

Prej dy muajsh Londo ishte i shtruar në spitalin Onkologjik në Tiranë. Gjatë 10 ditëve të fundit për shkak se situata e tij ishte përkeqësuar, është mbajtur në reanimacion, ku edhe dha frymën e fundit.

Për disa kohë ka qenë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

 

Të fundit