Flash News

E-TJERA

Lamtumirë emocionuese në “Air Albania” për katër “legjendat kuqezi”

Lamtumirë emocionuese në “Air Albania” për katër

Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula i kanë dhënë zyrtarisht lamtumirën Kombëtares, duke u larguar pas një periudhe të suksesshme në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Katër futbollistët, të cilët ishin pjesë e dy kualifikimeve historike të Shqipërisë për në Kampionatet Evropiane, janë nderuar me një ceremoni prekëse në “Air Albania”, ku ovacionet e tifozëve e bënë momentin edhe më emocionues.

Tre të parët, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Ermir Lenjani, ishin pjesë e kualifikimit historik të Shqipërisë për në Euro 2016, nën drejtimin e trajnerit Gianni De Biasi, ndërsa Klaus Gjasula ishte pjesë e skuadrës që siguroi kualifikimin në Euro 2024, falë udhëheqjes së trajnerit Sylvinho.

Ky përfundim i një periudhe të shndritshme për Kombëtaren ka sjellë emocione të shumta për tifozët, të cilët i nderuan me duarrokitje të pandërprera në ndeshjen e fundit të tyre.

Të fundit