Flash News

E-TJERA

Lamtumirë Kryepeshkopit Anastas Janullatos! Sot mbahen homazhe dhe shërbesa në Greqi dhe Shqipëri

Lamtumirë Kryepeshkopit Anastas Janullatos! Sot mbahen homazhe dhe

Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë ka njoftuar organizimin e një ceremonie të veçantë për Kryepeshkopin e ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Shërbesa e Liturgjisë Hyjnore do të mbahet sot në Mitropolinë e Athinës, përpara trupit të Kryepeshkopit, i cili ndërroi jetë më 25 janar 2025, në moshën 95-vjeçare, në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë.

Liturgjinë Hyjnore do ta kryesojë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi, ndërsa pas saj, Kryepeshkopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, Jeronimos, do të mbajë një shërbesë për shpirtin e të ndjerit.

Ceremonia do të ndiqet nga figura të larta shtetërore greke, përfshirë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe kryetarin e PASOK-ut, Nikos Androulakis.

Trupi i Kryepeshkopit Anastas do të qëndrojë për nderime publike në Katedralen e Shenjtë të Athinës deri në mëngjesin e së hënës, kur do të dërgohet në Shqipëri. Në Tiranë, pritja e trupit do të bëhet më 28 janar, ora 16:00, para Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

Homazhet për Kryepeshkopin e ndjerë do të zhvillohen gjatë pasdites së asaj dite dhe të mërkurën, më 29 janar 2025. Shërbesa e varrimit do të mbahet të enjten, më 30 janar, në orën 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Përkohësisht, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, është zgjedhur si Mbikëqyrës (Locum Tenens) i Fronit Kryepiskopal, ndërsa zgjedhja e pasuesit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos do të bëhet në një fazë të mëvonshme.

Të fundit