All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

“Landfilli i Sharrës, mine me sahat”/ Lala: Ka tension në qeveri! Xama: Në rrezik edhe Veliaj!

All - Paragraf - 1

“Landfilli i Sharrës, mine me sahat”/ Lala: Ka tension në

Situata në landfillin e Sharrës është përshkallëzuar në një krizë të madhe mjedisore dhe institucionale. Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar sot se ky landfill është një "minë me sahat" dhe se rrezikohet një emergjencë mjedisore për shkak të mbushjes së kapacitetit të tij.

All - Paragraf - 3

Sipas Lalës, ka tension të madh në qeveri për këtë çështje dhe prokuroria nuk do të mund ta anashkalojë hetimin për përgjegjësit e kësaj situate. "Edhe sikur SPAK të mos ndërhyjë sot, është e detyruar ta bëjë, sepse landfillit të Sharrës po i vihet dryni," është shprehur ajo.

Ndërkohë, gazetarja Ola Xama ka zbuluar se SPAK ka nisur një hetim për një skemë korruptive të depozitimit të dherave në këtë landfill, e cila lidhet me biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. "Sipas një vendimi të SPAK, kemi të bëjmë me një skemë mafioze ku ndërtuesit detyroheshin të depozitonin dhe paguanin për dherat në landfill, ndryshe gjobiteshin nga policia bashkiake dhe inspektoriatet," ka thënë Xama në emisionin "Të Paekspozuarit".

Ajo gjithashtu ka ngritur dyshime mbi përfshirjen e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit Erion Veliaj, duke theksuar se bashkia ka qenë autoriteti kontraktor i landfillit për dy vite dhe është paguar për një shërbim që nuk është kryer siç duhet.

Kjo aferë, që përfshin dhjetëra miliona euro dhe prona të biznesmenëve të detyruar t'i kalojnë ato kompanisë së Mërtirit dhe Zotos, pritet të shkundë skenën politike dhe institucionale në vend. Nëse hetimi i SPAK vërteton lidhjet mes këtyre kompanive dhe institucioneve shtetërore, mund të ketë arrestime dhe ndëshkime për zyrtarët e përfshirë.

Të fundit