Flash News

E-TJERA

Landfilli i Sharrës, Veliaj-Bashës: Po vajton fitimin e humbur, plan-biznesi i Lulit dhe i kunatit do i kushtonte Tiranës 30% më shumë

Landfilli i Sharrës, Veliaj-Bashës: Po vajton fitimin e humbur,

Kryebashkiaku Erion Veliaj ngriti akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se kostoja e djegies së inceneratorit që kishte propozuar, kur drejonte Bashkinë e Tiranës ishte 37 euro për ton, ndërkohë që sot është 29 euro. Sipas Veliajt diferenca prej 3 mln euro në vit do shkonin në xhepin e Bashës.

“Kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha, i dha OK një plani i cili ishte shumë ndryshe nga ky plan. Ishte një plan i cili propozonte një pagesë 37 euro/ton.

Për çdo ton, qyteti do paguante 37 euro, ndërkohë që qysh në fillim, qyteti do paguante 34.6 milionë euro kompanisë. Ne jo vetëm që nuk e paguajmë këtë 34.6 milionë euro, por ne, në vend që të paguajmë 37 euro, në fakt paguajmë 29 euro/ton. Në qoftë se në Europë shkon diku te 140-150 maksimumi, në Shqipëri ne kemi sot çmimin më të ulët me 29 euro.

E kemi 30% më të ulët se çmimi që kishte përgatitur Lulzim Basha, i cili pasi i jep OK këtij propozimi, e çon në Ministrinë e Financave me firmën e vet. Lulzim Basha do paguante për ton, në bashkinë dhe në qeverinë e tij, 8 euro më shumë. 1 mijë ton në ditë, 8 mijë euro në ditë më shumë. 365 ditë, 3 milionë euro më shumë në vit.Luli nuk ka hall pse qyteti po kursen 3 milionë euro, Luli ka hall se kishte planifikuar t’i merrte ai këto 3 milionë euro, se qartazi ajo punë mund të bëhet me më pak, me 30% më pak. Qyteti i Tiranës sot ka kursyer 30% nga propozimi i Lulzim Bashës. Jo vetëm 30% çdo ditë, por edhe 34.7 milionë që Lul Basha do ta paguante që në fillim fare. Ndaj, unë e kuptoj që ai vajton më shumë fitimin e humbur të tij, sesa kursimet e qytetit. Sigurisht, në kohën kur Lulzim Basha dhe kunati i tij kishin përgatitur të gjithë skemën sesi do t’i faturonin qyteti 30% më shumë, pyetja është: kur kjo punë mund të bëhet me 30% më pak, pse Basha donte të faturonte 30% më shumë?”, tha Veliaj.

Lideri i demokratëve akuzon qeverinë se ka abuzuar me taksat e qytetarëve, duke ia dhënë inceneraorëve. Në debatin e zhvillur një ditë më parë, Rama publikoi një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me konçension landfillin e Sharrës, akuzë kjo që është mohuar nga kryedemokrati. Basha ka përgënjeshtruar deklaratën e Ramës dhe dokumentin e ka cilësuar një memo të brendshme.

Të fundit