Flash News

E-TJERA

Lanë të lirë skafistin që po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohen 5 roje bregdetare

Lanë të lirë skafistin që po transportonte emigrantë
Foto ilustruese

Pesë roje bregdetare kanë rënë në pranga. Policia e Vlorës bën me dije se ata janë arrestuar në kuadër të operacionin që vijon prej disa muajsh, për goditjen e tentativës për kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta në drejtim të Italisë.

Të arrestuarrit janë:

B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë
R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë
B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë
S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë
A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë

Këta persona, me detyrë roje bregdetare ishin shpallur në kërkim, pasi në janar të këtij viti ndihmuan një skafist që të largohej. Ky i fundit po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Italisë. Rojet bregdetare akuzohen për "shpërdorim detyre".

"Gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit