Flash News

E-TJERA

Lapaj: Qeveria ‘Rama’ duhet të kishte rënë, ka krijuar një ekip futbolli në burg

Lapaj: Qeveria ‘Rama’ duhet të kishte rënë, ka

Avokati i njohur Adriatik Lapaj komentoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.  

I ftuar në emisionin ‘Open’ në Neës24, avokati deklaroi se qeveria ‘Rama’ duhet të kishte rënë, nëse Shqipëria, sipas tij do të ishte një vend normal.

Lapaj tha se me këto skandale, ku thuajse maxhoranca ka krijuar një skuadër futbolli në burg, duhet të ishte shkrirë. Mes të tjerash ai paralajmëroi krijimin e një lëvizje qytetare në shtator.

Lapaj: Arrestimi i tij nuk është asgjë sot, por nesër shumë. Klasa politike në shumicën dërrmuese, ka abuzuar me pasurinë e këtij vendi.

Shqipëria në 30 vite është vjedhur nga të gjithë. Sot kjo maxhorancë në çdo vend normal duhet të kishte rënë. I ka hyrë në burg 1 kryetar bashkie, një zv.kryeministër. Është krijuar një ekip futbolli me njerëz të qeverisë në burg. Sot duhet të binte, Por nuk bie se politika është e marrë peng. Në shtator krijohet nga shtatori një lëvizje e re qytetare.

Të fundit