Flash News

E-TJERA

Lapaj: Rama t'ju heqë makinat ministrave! Nuk largohemi nga sheshi pa u ulur çmimet

Lapaj: Rama t'ju heqë makinat ministrave! Nuk largohemi nga sheshi pa

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj foli rreth protestës kundër rritjes së çmimeve, e cila u mbajt sot për të gjashtën ditë radhazi.

Në një intervistë për Syri.Tv Lapaj komentoi deklaratat e kryeministrit Rama, i cili tha se ‘qytetarëve duhet t'ju vijë turp që protestojnë kur luftohet në Ukrainë dhe i quajti ata pro rusë’.

“Lufta në një shtet shpallet me ligj. Kemi të drejtat tona. Nëse Rama mendon se jemi në nevojat e sakrificat e luftës, i kërkoj nga e gjithë flota e makinave shtetërore, mundemi të kursejmë dhe të heqim makinat e ministrave e me radhë. Do ishte shenjë e mirë nga ana e qeverisë.”-tha Lapaj.

Sa i përket protestës, Lapaj tha se ka një pjesëmarrje të kënaqshme dhe beson tek kauza dhe angazhimi qytetar.

“Numrat janë të rëndësishëm në fakt në këtë vend. U treguan numrat ditën e shtunë, të dielën ishte masive. Këto janë protesta të përditshme. Të shtunën që vjen do marshojmë dhe mund të merret vendim që mos të largohen më pa u dhënë zgjidhje”-tha Lapaj.

 

Të fundit